Meterologia e Institutit të Gjeoshkencave, Anira Gjoni tha se do të vijojnë reshjet e shiut, të cilat do të ndërpriten ditën e mërkurë dhe do të fillojnë sërish në vazhdim.
Sipas meterologes, reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës.
"Kjo javë do të vazhdojë me reshje shiu. Ato do të ndërpriten të mërkurën dhe do të nisin sërish ditën e premte, të shtunë dhe të diel. Temperatura nuk do të kenë rënie drastike, por do të jenë më të freskëta. Ashtu si gjatë natës që moti u shoqërua me reshje, ashtu do të vazhdojë intensiteti dhe të premten. Ndërsa, të enjten reshje do të jenë më pak të dobëta. Reshjet e kësaj jave janë tipike për stinën e vjeshtës. Shtatori njihet për reshjet dhe kjo është karakteristikë e tij. Ndërsa, sa i përket temperaturave të ajrit jemi në vlerat mesatare”, tha Gjoni.
- VIDEO/ Kiara Tito e shqetësuar për Luna Marinë, kërkon ndihmë në Instagram
- VIDEO/ Vetëm Luizi mund t’i shesë…, mësuan se do jetë në “Portokalli”, fansat bëjnë veprimin e papritur
- VIDEO/ “Do duash mamin apo shoqen kur të rritesh”, përgjigjia e Amarit e lë pa fjalë Oltën
- VIDEO/ Mesazhet me vajzën nga Kosova, reagon Luiz Ejlli: Do thonë i shkroi murgeshës…
- VIDEO/ “E dredh muhabetin”, Olta Gixhari i kthehet Milaim Zekës
- VIDEO/ Sezoni i ri televiziv, ja ku do i shohim Meritonin dhe Ilnisën