Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, reagoi mesditën e sotme lidhur me ngjarjen duke sqaruar dhe disa detaje për partnerin e saj i cili u bë “molla e sherrit” mes tre vajzave të lartpërmendura. Ajo ka rrëfyer se personi me të cilin kishte krijuar një lidhje ishte një burrë i divorcuar që kishte një fëmijë nga marrëdhënia e mëparshme. Ndër të tjera ajo u shpreh se nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishës.
Por nuk e ka lënë me kaq! Një tjetër reagim ka ardhur prej saj pak momente më herët. Siç duket pas reagimit të bërë mesditën e sotme, në imbox-in e Kleas kanë ardhur një sërë mesazhesh të cilat e kanë detyruar atë të reagoj sërish. Por këtë herë për çfarë?
Klea shprehet se lidhja e saj ka përfunduar që në muajin prill. Siç ajo pretendon, në llogaritë e saj po dërgohen mesazhe anonime e një sërë informacionesh të pavërteta, ku sipas saj pas tyre fshihen dy motrat Berisha, të cilat ajo i citon si “të pafytyra që fshihen pas krimit që kanë kryer.”
Për më tepër lexoni reagimin e plotë të paraqitur më poshtë:
- VIDEO/ Eva Alikaj: Mirë ia bëra Luiz Ejllit, ç’punë kishte që më tha…
- “Po hyri në BBV do dal pa brekë në sheshin Skënderbej”, Artjola Toska komenton deklaratën e Sinan Hoxhës
- FOTO/ “Martohu me mua?”, Luana Vjollca drejt altarit?
- VIDEO/ Artjola Toska reagon sërish për lajmet e shtatzënisë: Nuk i kam bërë ende 50 vjet, por…
- “Moment i shkëlqyer për planet financiare”, Horoskopi i datës 10 Nëntor
- VIDEO/ “Mirëmbrëma yje”, Arbana Osmani prezanton më në fund projektin e ri