Thu. Nov 14th, 2024

“Nuk zihem as për një mashkull”, çfarë deklaronte Antonela Berisha kur ishte në Big Brother

Antonela Berisha ka qenë një emër shumë i komentuar në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka qenë shumë e zëshme dhe asokohe pati një debat të ashpër me këngëtaren Big Mama.

Pas rastit me një modele në Tiranë, është shpërndarë një video e saj gjatë kohës që ishte në BBVA.

Biondja kishte deklaruar se nuk hyri në atë format për t’u zënë me femrat, e aq më pak për meshkuj.

“Këtu kam ardhur të tregoj Antonelën e vërtetë, që nuk është agresive dhe nuk shkon për me u zënë me femrat as për një mashkull, as për askënd”, qenë fjalët e Berishës.

Antonela së bashku me motrën e saj janë në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi u përfshinë në një çështje në një restorant.

Para Big Brother, ajo ka qenë pjesë e formatit të dashurisë “Përputhen”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *