Fri. Sep 13th, 2024

FOTO/ Heidi Baci moderatore e “Portokalli”? Pas lajmeve se është ndarë me Romeon, ish-banorja e BBV3 shfaqet në Top Channel

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Heidi Baci, është kthyer në kryefjalë në mediat rozë, kjo për shkak të raportit me Romeo Veshajn.

Pak ditë më parë, aktori festoi ditëlindjen e nga ana e Heidit nuk kishte asnjë urim publik, duke shtuar zërat se mes tyre ka një krizë.

Ende nuk ka asnjë konfirmim apo mohim se ka ndarje mes çiftit, por ajo që mund të thuhet është se nga ana e Heidit nuk ka pasur asnjë postim.

Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe fotot që kanë bërë së bashku, gjenden në profilet e tyre.

Mirëpo, paparazzët e ‘Kryefjala’, e kanë gjurmuar. Sot është publikuar një foto e Heidit, teksa ndodhet në ambientet e jashtme të Top Channel.

Ajo shfaqet e vetme, me një cigare në dorë. Kryefjala raporton se Heidi do të bëjë audicionet për të qenë një nga moderatoret e programit “Portokalli”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *