Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar pas lajmit të dorëheqjes së Alfred Pezës nga drejtimi i Radio Televizionit Publik Shqiptar (lexo këtu). Në një reagim në instagram, Alketa e ka nisur me ironi statusin e saj, duke thënë: “Të hoqën apo u dorëzove vetë?”, duke shtuar më tej “Të kisha thëne Alfred Peza, karma is a bitch!”!
Më tej ajo kujton në shkrimin e saj se është gëzuar për largimin e Pezës nga drejtimi i RTSH, teksa thotë se ky i fundit e ka prekur në pikën e saj më të dobët, duke i hequr nga puna njerken, ndërkohë qe asokohe ajo ka bere të ditur se babai i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ndërroi jetë.
POSTIMI I PLOTË I ALKETA VEJSIUT:
“Te hoqën apo u dorëzove vete? Të kisha thëne Alfred Peza, what comes around goes around! karma is a bitch!
Sot është një dite shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve qe ju ke hequr bukën, te paktën Zoti ju dha te drejte!
Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçken e shefit te kënaqi ca kohe të prije koka sipas qejfit? Ti me ke prekur mua ne plagën me të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes. Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi te barabarte njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale
Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu te japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë te tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rruge te Mbare!”
- VIDEO/ Pas lajmeve të shtatzënisë, ja ku do ta shohim Artjola Toskën
- Tërmet i fuqishëm godet Turqinë
- FOTO/ Atilla Kardesh ndan momente me të dashurën e tij
- Ndodh puthja e parë në “Përputhen”, ky është çifti i ri
- Drenusha Latifi shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi në BBVK
- 5 shenjat më të pafata të horoskopit