Reperi amerikan, Fatman Scoop ka vdekur në moshën 53-vjeçare, ka njoftuar familja e tij në një postim në Instagramin e muzikantit. Vdekja e tij erdhi në mënyrë tragjike, ku u rrëzua në skenë gjatë një shfaqjeje në Connecticut.
Reperi i lindur në Nju Jork – emri i vërtetë i të cilit ishte Isaac Freeman III – kishte hequr këmishën e tij dhe kishte ecur pas një kabine DJ kur u duk se ra.
Ndërsa personat që ndodheshin pranë u përpoqën t’i jepnin ndihmën e shpejtë, njerëzit e tij u përpoqën të qetësonin turmën duke luajtur më shumë këngë.
“Mbrëmë bota humbi një shpirt rrezatues, një fener drite në skenë dhe në jetë”, tha familja. “FatManScoop nuk ishte thjesht një interpretues i klasit botëror, ai ishte baba, vëlla, xhaxha dhe mik. Ai ishte e qeshura në jetën tonë, një burim i vazhdueshëm mbështetjeje, forcë e patundur dhe guxim. FatMan Scoop ishte i njohur në botë si zëri i padiskutueshëm i klubit. Ai na bëri të kërcejmë dhe të përqafojmë jetën me pozitivitet. Gëzimi i tij ishte infektues dhe bujaria që ai u tregoi të gjithëve do të na mungojë thellësisht, por kurrë nuk do të harrohet.”
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat