Sat. Sep 28th, 2024

Dedikimi prekës i Agron Llakajt për ditëlindjen e vajzës: Unë nuk ta zëvendësoj dot mamin…

Vajza e aktorit të njohur Agron Llakaj, Alkida, feston sot ditëlindjen. Ka qenë aktori i cili ka ndarë një urim prekës për të, teksa ka përmendur edhe faktin që Kostandina, gruaja e tij nuk jeton më.

“Bija ime Alkida! Sot ti ke ditelindjen dhe e kuptoj gjithcka ndjen, eshte e para ditelindje pa njeriun e shtrenjte, mamin dhe shoqen tende te ngushte, por jam dhe shume i sigurt qe nga Atje lart ku eshte sikur me thote-hapi shampanjen vajzes Agron! Nuk te la vetem…,Adea eshte rritur dhe e ke shoqen me te ngushte tani e tutje.

Bija ime! Une nuk ta zevendesoj dot mamin por sa te kem fryme e ze, do jem prane teje me gjithe forcen e dashurise time.Shekullofsh shpirt ! Shendeti dhe suksesi yt jane dhe urimi i mamit nga Atje lart.Buzeqeshi jetes zemer!Babi si gjithmone te thote sikur kur ishe e vogel,-“te dua sa qielli e sa bota!”- ka shkruar Llakaj.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *