Wed. Nov 20th, 2024

Arbana Osmani do t’i zërë vendin në BBVK? Ja si reagon Jonida Vokshi

Ndërsa mësohet se BBVK po bëhet gati për edicionin e tretë, ku disa lista personazhesh që thuhet se do të jenë banorët e rinj janë bërë publike (të pakonfirmuar), po aq interes ka edhe për të ditur nëse Alaudini dhe Jonida do të jenë sërish moderatorët e këtij edicioni.

“Nuk më pëlqeu në fillim, por…”, shoqja e ngushtë e Kiara Titos habit me deklaratën e saj për Luizin
Aludimet që jo, u ngritën pasi në rrjet qarkulloi lajmi se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila së fundmi ka hapur biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.

Këtë lajm si gjithnjë moderatorja Arbana Osmani, as nuk e mohoi e as nuk e pohoi, megjithatë hodhi dyshime se mund të jetë e vërtetë.

Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar për ndjekësit se ka disa projekte prej tetorit e në vazhdim.

Ndonëse moderatorja nuk ka treguar më shumë për projektet e saj, duket se ka lënë të nënkuptohet që sërish do të jetë në “krye të detyrës” në BBVK, pasi tetori është muaji që do të hapë sërish dyert e shtëpisë për VIP-at për të tretin edicion radhazi.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *