Aktorja e filmit dhe teatrit shqiptar, Vera Zheji, një nga zërat simbol të Radio Tiranës, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.
Lajmi i hidhur është njoftuar nga vajza e saj, Lea, ditën e djeshme. Vera Zheji u shua në orët e para të së shtunës.
“Nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhira. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet këtë botë!”, njofton ajo.
Vera Zheji mbahet mend si Sanda, bashkëshortja e Thoma Çakshirit (Robert Ndrenika) tek “Shi në plazh”, vjehrra e Samiut (Viktor Zhusti) tek “Mësuesi i letërsisë”, apo në role episodike tek “Dhe vjen një ditë”, “Familja ime”, etj.
- VIDEO/ Top Channel reagon për largimin e Heidi Bacit: Ja çfarë do ndodhë sonte
- Fitoi BBV Kosova 1/ Stresi “shpërthen” ndaj opinionistëve të BBVK dhe tregon se kë banor mbështet
- VIDEO/ Kiara i punon një rreng Luizit, ja si reagon këngëtarit
- “Të isha Big Brother do të të kisha përjashtuar”, Olta Gixhari i kthehet banores ashpër: Je…
- VIDEO/ Gjithçka tregon se Heidi dhe Romeo janë ndarë, përveç një detaji
- “Një ditë me surpriza”, Horoskopi i datës 26 Tetor