Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “BBV3” Erjola Doçi është mjaft aktive nëpër rrjete sociale teksa shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi ajo ka ndarë në llogarinë personale të Instagram-it pamje nga pushimet e saj, ku ndryshe nga shumë figura të tjera publike që kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar, Erjola shfaqet në mal.
Të shumta ishin komentet që e komplimentonin moderatoren por nuk munguan edhe ata që e akuzonin se fotot ishin të rregulluara me fotoshop.
Mirëpo ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” nuk ua kurseu një përgjigje për këtë fansave të saj.
“Zemra te ka shku icik dora dhe gota shtrembër nga photoshopi,” ishte një ndër komentet.
“Është gotë me prerje si diamant o bukuroshe”, përgjigjet moderatorja me ironi.
- Këto dy shenja Horoskopi dalin me njerëz më të rinj se vetja
- Alban Dudushi dërgohet me urgjencë në spital, ja çfarë ndodhi pas emisionit
- FOTO/ E dashura e re e Ledrit është motra e reperit të njohur
- “Dashuria shëron gjithçka”, Roza Lati konfirmon romancën
- Meteorologia bën parashikimin e motit për fundjavën: Ja si do jetë e shtuna dhe e diela
- FOTO/ Evi Reçi dhe Kledi Hysa bëhen prindër për herë të parë, ja si ia kanë vendosur emrin djalit