Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku 24-vjeçarja Klea Prenga u dhuna brutalisht në një nga restorantet e Tiranës. Fevziu përmes një video mesazhi shprehet se nuk dëshiron të merret me motivet, por sipas tij kjo ngjarje tregon degradimin e rëndë të shoqërisë shqiptare. Ai bën thirrje për distancim nga dhuna dhe nga të tilla personazhe, që sipas tij nuk duhet të promovohen në media.
Reagimi i Blendi Fevziut:
Një video e bërë virale në rrjetet sociale tregon një vajzë të masakruar në fytyrë. Sipas mediave sociale bëhet fjalë për dy vajza të tjera që e kanë masakruar për arsye xhelozie. Nuk dua t’i hy fare motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje. Kjo ngjarje është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare, që tregon se sa ka rënë, sa ka degraduar shoqëria shqiptare, kur marrveshjet zgjidhen vetëm përmes dhunës. Ne kemi pasur raste që shoqëria mashkullore shqiptare i ka zgjidhur sherret konfliktet përmes dhunës. Por përfshirja e vajzave edhe grave tregon që kjo shoqëri ka një degradim të rëndë që ne nuk duhet ta lejojmë. Zgjidhja përmes dhunës është është një karakteristikë e shoqërive të paemancipuara, primitive. Ndoshta është faji i yni që i promovojmë këto figura. Shmangni dhunën, dhuna është kriminale nuk tolerohet për asnjë motiv.
Kujtojmë që Antonela dhe motra e saj, Mariela janë në kërkim nga policia për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje”.
- VIDEO/ “Flinte në tavolinën e punës”, Agron Llakaj tregon si e nisi karrierën Bes Kallaku
- E rëndë/ Një burrë hidhet nga kati i gjashtë i pallatit në Tiranë
- VIDEO/ Albërie Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: Klas i paparë!
- “Nuk kam kujt t’i marr një mendim”, Rozana Radi flet si rrallëherë për prindërit që nuk jetojnë më
- FOTO/ “Më mësove t’i fal armiqtë”, Rezarta Shkurta feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja