Thu. Oct 24th, 2024

Stresi i bën thirrje Edi Ramës: Dil fol pak për shokun tonë

Stresi, ka reaguar sërish nga arratia përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ditën e sotme ai ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës, ku përfshijnë mbajtjen në burg të reperit Noizy dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.

Stresi ka bërë një apel publik drejtuar kryeministrit, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për Noizyn.

“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *