Reperi Travis Scott është arrestuar në Paris pasi u përfshi në një konflikt me një roje sigurie.
‘BBC‘ raporton se ylli 33-vjeçar dyshohet se ka sulmuar një roje sigurie që tentoi të ndalonte dy burrat në hotelin me pesë yje ‘George V’. Prokurorët francezë i thanë mediave se kanë hapur një hetim penal për “dhunë të paspecifikuar” kundër rojes.
Scott, emri i vërtetë Jacques Bermon Webster, u fotografua në ndeshjen olimpike të basketbollit të Team USA kundër Serbisë. Ai u fotografua pranë biznesmenit amerikan Michael Rubin dhe shokut të tij reper Quavo, ish-pjesëtar i grupit hip-hop Migos.
Në fillim të këtij viti, Scott u arrestua në Miami në lidhje me një debat në një jaht privat. Faqja e lajmeve e showbiz-it, TMZ, raportoi se prokurorët kanë hequr dorë nga akuza kundër tij, por ai ende përballet me akuzën për shkelje të ligjit.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi