Në një video që ka qarkulluar prej ditësh në rrjet, ku çifti Orinda dhe Turi shfaqen duke kërcyer në një dasmë, ndjekësit janë shqetësuar për shëndetin e këtij të fundit pasi dukej shumë ndryshe në pamje.
Lidhur me këtë një prej ndjekësve e ka pyetur sot Orindën në një “Ask” nëse bashkëshorti i saj është vërtet sëmurë dhe kjo e fundit ka sqaruar njëherë e mirë aludimet.
“Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”, e pyet një ndjekës/e.
“Turjani, lavdi Zotit është shumë mirë. Momentalisht po merret me “projektin e jetës” dhe është shumë i përkushtuar për tja dalë si duhet. Në TV ka projekte që do e kthejnë, por jo me kohë të plotë”, thotë Orinda.
- “Je për çmim Nobel”, urimi special i Julian Dedës për ditëlindjen e vëllait
- FOTO/ Shikoni sa ka ndryshuar Arjola Demiri
- Çfarë ka ndodhur? Jonida Vokshi poston foto nga spitali
- “Më në fund Hëna duket se ju buzëqesh”, Horoskopi i datës 5 Tetor
- Zjarr në një azil në Tiranë, disa të moshuar transportohen për në spital
- Zbulohet data kur nis Big Brother VIP Kosova