Fri. Nov 22nd, 2024

“I kam pasur kompleks”, Erion Isai flet për operacionet plastike

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, ka folur për ndryshimin në pamjen e tij të jashtme dhe operacionet plastike që ai ka bërë. Teksa ishte i ftuar në në podcastin “N’SPAK” nga gazetari Ermal Qori, Isai ka treguar se e ka pasur shumë kompleks gjatësinë, veshët dhe hundën.

Ai tregon se për shkak të kompleksit që kishte, ka vendosur që të bëjë ndërhyrje për veshët dhe hundën.

Excerpts from the conversation:

Gazetari: Flokët i ke bërë apo s’ke nevojë

Erion Isai: “Jo s’kam nevojë, i kam të mijat. Veshët edhe hundën”.

Gazetari: Po pse i ke bërë këto?

Erion Isai: “Për qejf. Me thënë të drejtën shkova për qejf. I kam pasur kompleks. Tre gjerë…nuk është turp t’i them. Domethënë veshët, hundën dhe gjatësinë. Gjatësinë nuk kemi si ta zgjidhim, s’kemi ça i bëjmë, ndërsa këto të dyja vendosa që t’i zgjidh për shkak se unë jam artist dhe puna e gjatë në ekran do më duhet. Edhe me thënë të drejtën kam dal mirë”.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *