Për mirë ose për keq, dhe ju takon juve ta pranoni ose refuzoni, Luani dëshiron të jetë qendra e botës tuaj. Më lejoni t’ju kujtoj se këtë e kërkon edhe Akrepi, por për arsye të ndryshme. Nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe: është gjuha e dashurisë që flet kjo shenjë. Ai të thotë “më trego sa shumë më do, duke më pasur mua si qendër të botës tënde dhe unë do të të jap gjithçka që kërkon dhe akoma më shumë!”.Nëse nuk ju përshtatet, ose nuk dëshironi, mund të ndaheni prej tij, nuk ka problem. Por bëhu i qartë që në fillim me të.
Luani, ai nuk hyn në marrëdhënie me njerëz të rastësishëm. Ai dëshiron që partneri i tij t’i shtojë diçka jetës së tij. Mos më keqkuptoni: ai nuk pret që partneri t’i japë kuptim jetës së tij. Vetë Luani është kujdesur t’i japë asaj mjaft kuptim. Por ai dëshiron që personi që vendos të qëndrojë pranë tij të sjellë diçka në marrëdhënie. Do të sjellë edhe ai, mos u shqetësoni. Por nëse vini me mentalitetin “hajde të shohim a investoj” dhe nuk komunikoni siç duhet që në fillim se keni qëllime të mira, Luani nuk do të ecë kurrë përpara me ju!