Fri. Nov 22nd, 2024

Luna Mari mbush 3 muaj, Luizi i bën dedikimin special

Sot është një ditë e veçantë për familjen Ejlli. Kjo pasi 3 muaj më parë erdhi në jetë e vogla e tyre, Luna Mari Ejlli.

Në këtë ditë kaq të bekuar për çiftin Luiz dhe Kiara, nuk kishte si të mungonte një postim në rrjete sociale pikërisht për vogëlushen e ëmbël, e cila numëron qindra “fansa”.

Ka qenë babi Lui i cili ka ndarë një foto me Lunën teksa ajo fle, ku duket se nuk është pranë saj në këtë ditë të veçantë për ta, për shkak të angazhimeve apo koncerteve që ai ka.

“3 muaj zemra e babs”, shkruan Luizi krahas fotos së publikuar në Instagram.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *