Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh.
Përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.
Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. Aty shihet familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.
“Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, shkruan Bebe.
- VIDEO/ Kiara Tito e shqetësuar për Luna Marinë, kërkon ndihmë në Instagram
- VIDEO/ Vetëm Luizi mund t’i shesë…, mësuan se do jetë në “Portokalli”, fansat bëjnë veprimin e papritur
- VIDEO/ “Do duash mamin apo shoqen kur të rritesh”, përgjigjia e Amarit e lë pa fjalë Oltën
- VIDEO/ Mesazhet me vajzën nga Kosova, reagon Luiz Ejlli: Do thonë i shkroi murgeshës…
- VIDEO/ “E dredh muhabetin”, Olta Gixhari i kthehet Milaim Zekës
- VIDEO/ Sezoni i ri televiziv, ja ku do i shohim Meritonin dhe Ilnisën