Neda Ballaku njihet nga të gjithë si opinioniste e “Përputhen” dhe jo vetëm.
Në një postim në Instagram ajo ka kujtuar vjehrrën e saj, Zana Balluku, e cila është ndarë nga jeta 7 muaj më parë.
Neda ka bërë një dedikim emocionues duke përshkruar lidhjen e ngushtë e raportin përtej vjehrrë-nuse.
Postimi i plotë i Neda Ballukut:
Prej shtate muajsh, vjehrra ime Zana Balluku, nuk eshte me. Sonte po e mendoj me shume se netet e tjera, mbase nga heshtja e shtepise, kur femijet jane ne gjume.Shtepia ime, qe ne fakt eshte shtepia e saj, ka sensin e saj kudo. Ndonese eshte nje shtepi qe ka nisur qysh prej 2014, nje transformim te brendshem per ta bere me te pershtatshme per banoret qe do te vinin. Ne fillim une, me pas tre femije sipas radhes.Them qe ka sensin e saj sepse qysh kur se bashku me vjehrrin tim, e fituan me mund dhe nisen ta pershtatnin per femijet e tyre, ajo sidomos, pa aq larg, sa te mos me mungonte asgje as mua edhe pas 25 e me shume vitesh.Mua qe me buzeqeshte dhe ndieja se kishte besim. Ndonese armiku ne mendjen e saj, semundja e poshter e cila e mundonte, i fliste keq per te gjithe ne. I fliste keq per te gjithe boten. Dhe ajo na mbronte, ne dhe boten, duke harruar. Per te mos ndaluar dashurine qe ndiente.E di, eshte disi feminore dhe melankolike sot, kjo forme e te parit e semundjes se saj.Ditet qe e percillnim shtate muaj me pare, deshmova lotet e sinqerte e te gjithe atyre qe e kishin njohur. Dikush e kishte zysh, nje tjeter kolege pune, disa komshinj ne shtepine ku eshte rritur tek Libri Universitar dhe dikujt tjeter thjesht i kishte bere mire. Ne lotet e tyre nje e vertete e madhe; dashuria e thelle, respekti pa mase e po, edhe keqardhja e madhe per nje fat te padrejte gjer ne fund.Kam qene gjithmone nje vajze qe e kam ditur vendin tim. Asnjehere nuk e kam tepruar e nuk jam ngaterruar me asgje qe nuk me takon. As si bije, as si grua, as si kolege, as si nuse. Por pas dhjete vitesh jete bashke me mama Zanen, mendoj se jeta e saj dhe figura e saj, eshte edhe pjese e jetes sime. E historise sime. Dhe nje pjese e historise sime eshte kjo nate, qe kujtoj me dashuri e mirenjohje gruan qe krijoi kete shtepi, ku sot rris e mbroj femijet e mi.
- Video/ Erjola Doçi merr propozimin për martesë në emision
- Pamje nga festa/ “E para ditëlindje pa ty Babush”, ja sa vjeç mbush sot Julian Deda
- Video/ Lediona Xheladinaj “përplaset” me Bledi Manen
- FOTO/ “Edhe 100 vat të tjera”, Jul Deda feston ditëlindjen, ja si e uron Xhemi Shehu
- Video/ Ish-banorja e BBV3 tregon për herë të parë situatën traumatike: Isha 17-vjeç…
- Video/ Ja çfarë i ka ndodhur Ori Nebijajt pas dy orësh kërcim