Bebe Rexha është një nga artistët e ftuar specialë për të performuar në skenën e “Sunny Hill Festival” të këtij viti.
Ajo mbërriti e emocionuar mesditën e kësaj të marte në Kosovë.
“Kam disa surpriza për të cilat jam shumë e emocionuar. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time”, tha ajo për “Telegrafin”, duke shtuar se do të sjellë diçka unike për audiencën kosovare.
Vizita e Bebe Rexhës në Kosovë nuk përfundon me performancën e saj. Ajo planifikon të shkojë në qytetin e saj të origjinës, Dibër, për të marrë pjesë në një ceremoni familjare, duke shprehur dëshirën e saj për të kaluar kohë me familjen dhe për të njohur më mirë rrënjët e saj.
“Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti, mendoj, për dy, tre ditë”, tha ajo duke buzëqeshur.
- VIDEO/ Pas lajmeve të shtatzënisë, ja ku do ta shohim Artjola Toskën
- Tërmet i fuqishëm godet Turqinë
- FOTO/ Atilla Kardesh ndan momente me të dashurën e tij
- Ndodh puthja e parë në “Përputhen”, ky është çifti i ri
- Drenusha Latifi shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi në BBVK
- 5 shenjat më të pafata të horoskopit