Aktorja Rudina Dembacaj ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel.
Duke qenë se Rudina në fillimet e saj ka imituar ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, Eni Shehu e pyeti atë nëse e ka menduar ndonjëherë politikën.
Dembacaj u shpreh se e ka marrë një propozim të tillë, por nuk është diçka që i pëlqen. Aktorja shton se nuk e njeh politikën dhe nuk do futej në një terren që është e painformuar.
Excerpt from the interview:
Eni Shehu: E ke menduar ndonjëherë politikën, mbas gjithë këtyre viteve, pas gjithë kësaj përvoje?
Rudina Dembacaj: Unë e kam thënë disa herë që më janë bërë propozime, por unë nuk e njoh politikën dhe nuk do futesha kurrë në një terren tek i cili jam më e painformuara. Prandaj nuk është diçka që më jep kënaqësi, madje më lodh.
Eni Shehu: Nuk e sheh si sfidë?
Rudina Dembacaj: Jo, më lodh shumë. Nuk është sfidë politika, nuk është ndonjë sfidë e madhe politika në Shqipëri. Është çështje influencash, çështje marrëveshjesh. E shoh shumë të vështirë për të më pëlqyer. Nuk do t’a bëja me dëshirë. Sfidë është diçka që mua më pëlqen shumë dhe të tjerët mendojnë se nuk e bëj dot.
- Anna Lika dhe Bjordi Mezini do të bëhen prindër
- Sara Hoxha reagon për ikjen e Gerti Bogdanit: E njoh dhimbjen e madhe që në këto raste të mbyt
- “Mirësia e la në hije në politikë, e vuante këtë fakt”, Arbër Çepani flet me lot në sy për Gert Bogdanin
- VIDEO/ Zbulohet emisioni ku Heidi Baci do jetë prezantuese
- VIDEO/ Saimir Kodra: Më ndaloi një patrullë policie, ja çfarë më thanë
- Arben Derhemi reagon pas lajmeve për divorcin: Po si ka mundësi që…