Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, ka bërë deklarata të qarta në lidhje me spekulimet për pjesëmarrjen e tij në edicionin e 4 të Big Brother VIP.
Në një intervistë të fundit, Ukcenaj ka thënë se nuk ka qëllim të jetë pjesë e këtij formati, pasi planifikon të rikthehet në programin “Portokalli” në tetor.Ai gjithashtu ka theksuar se nuk është në natyrën e tij të eksperimentojë me këtë lloj formati dhe se për të është shumë e vështirë të largohet nga familja e tij për një periudhë të gjatë.
“Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do të ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori.
- Virgjëresha duhet t’i qëndrojë larg kësaj shenje Horoskopi
- Këta dy burra të zodiakut reagojnë keq kur ndahen nga partnerja
- “Një Hënë spektakolare ju ngre entuziazmin”, Horoskopi i datës 7 Shtator: Ju do të jeni dinamik dhe të shkëlqyeshëm
- Selena Gomez zyrtarisht miliardere, ja sa është pasuria e saj
- Plas skandali! Spikerja e lajmeve, letër Këshillit Drejtues të RTSH-së për Alfred Pezën: Më dërgonte mesazhe, më kërkonte…
- “Nuk m’i merrni dot”, Lori Hoxha poston foton e veçantë me skuadrën e Big Brother VIP