Në programin “Ora e Pasdites” në Klan Kosova, këngëtari tregon sesi e ka ndryshuar njohja e martesa me moderatoren.
Ai shprehet se Dojna e ka rikthyer në jetë me prakticitetin e saj. Ajo e ka ndihmuar të jetë më i mirë dhe është i vetmi njeri që ai ka dashur vërtet.
“Unë kam ndryshuar shumë kur kam njohur Dojnën. Dojna më ka rikthyer në jetë, më ka bërë një si lloj elektroshoku se unë rrija duke filozofuar shumë, edhe tani po ta vije re kisha tendenca të filozofoja. Më fal shumë Dojna, nuk e përsëris më. Ajo më ka ndihmuar shumë se ishte shumë praktike dhe paçka se kishte lexuar shumë, kishte shumë informacion, ekstremisht e kultivuar, nuk e tregonte kurrë, kishte turp ta tregonte se thoshte po i bëj karshillëk dikujt dhe duket se po i flas me fjalë të mëdha për diçka që duhet ta them shumë thjesht po të isha e aftë kështu që sforcoja ka qenë me të se ajo ishte shumë ndryshe, po më rrëfente kulturën shqiptare, ishte shumë praktike. Kam kuptuar që ajo ka qenë personi i vetëm që unë kam dashur dhe kur e them këtë nuk po flas për atë dashurinë që ti i do trupin, i do bukurinë, natyrën që qesh, i do ato gjërat që ti nuk do t’i duash, një person që të bën kundërshtim dhe të thotë e ke gabim këtu, nuk e ke gabim për mua, e ke gabim për veten, e ke gabim në tërësi dhe kjo gjëja të liron ty, nuk është për t’u bërë ti siç dua unë, pra të kuptohemi, po flasim për një person që mendon më gjerë se vetja e vet dhe dëshira për të plotësuar veten, por një person që do të të lirojë, do që ti të jesh mirë, je apo s’je me atë në fund fare se ti ndahesh nga një person se nuk shkon dakord, por nëse ai person të ndihmon që të jesh më i mirë me jetën tënde se është jeta jote, pastaj në qoftë se ke fatin ta ndash me dikë që është i vështirë po, atëherë ia vlen me të vërtetë kështu që ndryshimi për mua ka qenë sidomos në raport me çiftin, është çifti i parë që unë kam jetuar plotësisht, me shumë mundime, me jashtë mase shumë gëzime por ka qenë angazhim, investim”, ka thënë Vlashenti.
- VIDEO/ Ku do t’i kalojnë festat e fundvitit? Ja si përgjigjen Heidi dhe Bora
- VIDEO/ “Jam te vjehrra e tretë”, Rudina Dembacaj: Nuk është mamaja e Markut ajo që kam dashur më shumë
- VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon vogëlushen Luna Mari
- “Ka personazhe që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”, Aulona Musta: Të gjithë ata që dalin…
- Katër shenjat më me fat të muajit Tetor
- Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Jeta është e çuditshme…