Teksa kanë shijuar së bashku pushimet Elona Duro dhe Monika Lubonja, nuk kanë kursyer dhe batutat.
Gazetarja e njohur, tregoi se si Monika ka ngatërruar dhomën e saj dhe ka shkuar në një tjetër dhomë.
Duro tha për emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel, se ishte dhoma e një rusi, i cili një natë më parë u kishte thënë që të mos bënin zhurmë.
“Mona është shpirti i grupit. Mona ngatërron derën e dhomës çdo natë. U fut te dera e një rusi që një natë më përpara n’a kishte thënë ‘goca pushoni se s’jeni vetëm’. I kemi dhomat si ‘Shi në plazh’. Mona u fut te dhoma e rusit, pa dashje në 2 të natës dhe i kërkonte llogari të bijës ‘moj pse ke mbyllur derën’”, tha Elona.
- VIDEO/ I ulur në karrige duke lexuar, Luiz Ejlli ndan pamjet e veçanta me fansat
- VIDEO/ Heidi Baci reagon e revoltuar: Fytyra e një sistemi të dështuar
- “Ku po i rrisim fëmijët?”, Arbana Osmani reagon për ngjarjen tragjike në Tiranë: Jam e shokuar…
- VIDEO/ I fshiu fotot nga Instagram-i, Ilnisa: Ja çfarë po ndodh mes meje dhe Meritonit
- Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…
- FOTO/ Jonida Maliqi e paditi, ish-bashkëshorti publikon faturat