Wed. Jul 3rd, 2024

Me duartrokitje dhe karafila të bardhë mbi arkëmort, kështu është përcjellë për në banesën e fundit kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

Sot u zhvilluan homazhet në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku morën pjesë familjarë, miq, dashamirës e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë.

Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës. Ishte kërkesa e bashkëshortes së tij, Helenës, për t’u varrosur vetëm në prani të familjarëve, duke mbyllur kështu homazhet në momentin e nisjes së kortezhit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *