Almeda Abazi ishte e ftuar në “Pushime On Top”, ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj personale.
Por, gjatë intervistës, ajo ka treguar se ka dashur gjithmonë të dukej si gazetarja Hygerta Sako.
“Nuk e kisha menduar ndonjëherë, por unë jam rritur duke kopjuar… kam qenë shumë e vogël dhe vishja rroba banje dhe kopjoja gjithmonë Hygerta Sakon. Vishesha dhe vendosja diçka si bluze, e hidhja mbrapa për t’i bërë flokët e gjata, thosha unë jam Hygerta”, she said.
Almeda është kurorëzuar Miss Shqipëria e Miss Globe, tituj padyshim të merituar pasi vijon të mbetet një prej vajzave më të bukura shqiptare. Ajo jeton në Turqi, së bashku me familjen e saj, dy fëmijët, bashkëshortin, nënën dhe motrën.
- Foto/ Ndahet nga jeta këngëtarja shqiptare
- “Të ka ikur dora shtrembër nga fotoshopi”, ja si i përgjigjet Erjola Doçi ndjekëses
- E pyesin për Big Brother Vip, ja si përgjigjet Arbana Osmani
- Ja ku po i kalojnë pushimet Luizi dhe Kiara
- Egla Ceno e konfirmon: Kam nisur punë të re në “Top Channel”
- Ilnisa dhe Meritoni, sërish me pushime, ja destinacioni i tyre i radhës