Tue. Jul 2nd, 2024

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me dy djemtë e saj duke shijuar pushimet.

Ajo që bie në sy është shkrimi i këngëtares që ka bërë krah videos.

“Ne të tre, kur buçi jonë Alban Hoxha na ikën për fazë përgatitore”, shkruan Çiljeta.

Alban Hoxha, partneri i Çiljetës ka reaguar menjëherë në video me tre zemra, duke ju shprehur dashurinë dy fëmijëve dhe këngëtares.

Por, dedikimi i Çiljetës pas komentit të Albanit na “shkriu” zemrat të gjithëve.

“Kapiteni i zemrës tonë”, i thotë ajo partnerit, duke i shprehur gjithmonë e më shumë dashurinë në publik.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *