Fri. Nov 22nd, 2024

Meri Shehu publikon horoskopin e muajit Korrik: Nga shenja me pak fat te ajo me shumë fat

PARASHIKIMI ASTROLOGJIK PER MUAJIN KORRIK DHE GUSHT 2024

Renditja e shenjave nga ajo me pak fat te ajo me e favorizuara:

12. Demi

Kanë filluar të ndihen keq qëkur ka ikur Jupiteri nga shenja, por do ta përjetojnë verën me një nxehje të tepërt, këtej nxeh Dielli në Gaforre e në Luan, por këtej është Marsi dhe i kap një nervozizëm, nerv, inat për gjërat që nuk janë arritur siç duhet, por çdo gjë rreth e rrotull nuk do ju lërë të jeni kaq të qetë. Diçka do t’ju nervozojë ose do të doni patjetër të bëni një lëvizje më të nxituar ose më të fortë nga karakteri juaj. Demët do të jenë paksa të irrituar ose nuk do të dinë brenda vetes se çfarë mungon, çfarë duan dhe kjo do t’i bëjë pak konfuzë. Megjithatë, çështjet ekonomike pavarësisht se këtë konfuzion do ta nxjerrin në marrëdhëniet personale, me të tjerët, me veten, ndoshta nuk janë të kënaqur me partnerin, por tema e verës janë çështjet ekonomike. Do të ketë momente relaksimi dhe qetësimi sepse Jupiteri në Binjak ua jep këtë mundësi, por vera ka shpenzime të mëdha dhe një nerv sa i përket anës ekonomike që do të duket më shumë gjatë muajit gusht. Gjatë gushtit shpenzimet dhe çështjet ekonomike janë të tilla sa do të thonë që më mirë të isha i nervozuar me veten sesa të merrem me këto që duan shumë kujdes. Të mos bëjnë shumë shpenzime për të rifituar atë që mendojnë se u mungon dhe ta kthejnë çdo gjë në anën materiale ose zotëruese që çdo gjë e blej, e marr, të luftojnë më shumë sesa duhet për çështjet ekonomike.

11. Bricjapi

Do të kenë një intensitet të madh lëvizjesh, kontaktesh, kryesisht me jashtë ose çështje ligjore të prapambetura që duhet t’i zgjidhin, kontrata pune, studimesh, të paktën gjatë pjesës më të madhe të korrikut, do të thoni është verë por akoma punohet dhe Bricjapët do ta ndiejnë këtë gjë. Madje shumë Bricjapë me një shpejtësi të çuditshme do të duan të udhëtojnë, të ikin jashtë, të ndryshojnë mënyrën e jetesës dhe këtë e ngacmon sidomos Marsi në Dem dhe u jep këtë nerv për të bërë ndryshime. Kjo verë është punë për Bricjapët, dypunësim ose punë ku nuk e presin dhe do t’i nervozojë kjo përditshmëri e vrullshme dhe e paprogramuar sepse këtë ua jep Jupiteri në Binjak dhe u nxjerr punë pas pune. Kontakte me jashtë, lëvizje shumë të çuditshme në përditshmëri, dalin nga stiva e njerëzve shumë të programuar, bëhen më të reklamuar në jetën e tyre dhe mund të kthehet në një bezdi. Kujdes shëndetin nga gjithë kjo energji e tepërt.

10. Akrepi

Janë në këtë pozicion sepse kanë Marsin në Dem përballë. Marsi në Dem nuk është një favor shumë i madh, do të jetë një verë, të paktën korriku, antagoniste, do të kenë përballë bashkëpunime, por duhet të jenë të shpejtë, të përpiktë që t’i kapin mundësitë dhe të kenë kujdes marrëdhëniet në çift. Nuk duhet fare tension ose nuk duhet të lidhen me nejrëz që kanë ritëm më të madh nga sa mund të pranojnë Akrepët. Nëse nxjerrin nervin e tyre e bëjnë 10-fish më shumë sesa shenjat e tjera kështu që nejrëzit provokues përballë tyre që i fusin në një lojë, duhet të jenë të vëmendshëm. Do të ketë martesa të shpejta, Afërdita në Gaforre i ndihmon këtë verë për kontakte me jashtë, njohje kështu që martesat me të huaj do të jenë shumë prezente në shenjën e Akrepit ose bashkëpunimet me jashtë, të paktën gjatë korrikut. Gjatë gushtit kemi Akrepë që do të bëjnë karrierë, më shumë famë, do të reklamohen, do të bëjnë shumë emër e famë, do të bien në sy, do të jenë në qendër të vëmendjes.

9. Dashi

Marsi është futur në Dem dhe kjo do të thotë se do të kenë shpenzime të papara dhe të pakontrolluara. Muaji më i favorizuar është gushti, aty do të çlirohen nga pasiguritë, do të udhëtojnë, do të kontaktojnë, dashurojnë, relaksohen dhe do të bëjnë atë që kanë ëndërruar gjithmonë. Gjatë korrikut do të jenë më të mbledhur, do të merren me çështje familjare, blerje shtëpie, prone, arredime, çështje ekonomike që lidhen me bizneset familjare dhe do të ndiejnë ritmin e shpenzimeve. Por që të shpenzosh duhet të kesh dhe Dashëve mund t’u dhembë pak koka derisa t’i gjejnë ato që kanë për të shpenzuar. Çdo gjë do të kalojë me korrikun, gushti është muaj që u përket dhe pas datës 20 e tutje fillojnë shumë punë për Dashët ose shumë produktivitet lidhur me të.

8. Gaforrja

Afërdita dhe Mërkuri janë në shenjën e tyre gjatë korrikut kështu që do të jetë sipas ujërave të tyre, pastaj Gaforret do të merren më shumë me reklamimin e gjërave dhe jetën personale. Gushti është më intensiv në dalje, blerje, shpenzime të bukura e të shtrenjta. Do ta pëlqejnë këtë luksin dhe shfrenimin në shpenzime, korriku do u japë mundësi e shanse. Duhet të kenë kujdes në miqësitë e reja, lidhje jo shumë të shpejta apo për inat ose një veprim i nxituar në jetën personale. Me lidhjet planetare, korriku do të jetë muaj me fat në njohje, kontakte, fejesa e martesa kurse gushti është dëfrim dhe shpenzim i mundësive që kanë fituar gjatë korrikut. Gaforret dalin nga guaska e tyre dhe tregojnë çfarë kanë bërë. Gushti është i favorizuar, por shanset më të mëdha i kanë gjatë korrikut për të realizuar ëndrrat e tyre.

7. Virgjëresha

Korrikun do ta kenë shumë pozitiv sepse Afërdita e Mërkuri janë në Gaforre dhe do të marrin mbështetje e përkrahje. Ka disa eklipse që mund t’i lodhin pak dhe Marsi në Dem që ata që nuk janë të lidhur, nuk kanë krijuar një shtëpi ose familje, do të duan në mënyrë urgjente ta bëjnë një gjë të tillë, madje edhe të bëjnë një fëmijë, mendojnë se janë të vonuar ata që nuk e kanë realizuar por edhe ndonjë projekt, biznes të rëndësishëm. Korriku është shumë intensiv në planet dhe projektet e tyre. Gushti ka të bëjë me një akumulim ndjenjash ose dëshire për të qenë më vete, për ta shijuar me pak njerëz ose gjëra që u interesojnë. Nuk janë shumë të deklaruar e të hapur, por në plane shumë të vogla pë të shijuar momentet, për të menduar se çfarë mund të bëjnë më vonë për më mirë.

6. Binjakët

Jupiteri është në shenjën e tyre, por me Marsin në Binjak në gusht do të ndihen më shumë dhe do të forcohen, do të shumëfishojnë mundësinë e veprimit, do të jenë të papërballueshëm, do të thonë çfarë t’u vijë në mendje kështu që do të jenë si një tren i shpejtësisë së lartë. Nuk do të shkojnë në distanca të mëdha, por rreth e rrotull. Do të marrin energji e furi të madhe për të bërë gjëra që janë rrotull, është momenti që nuk shfrytëzohet sa duhet. Do të jenë një nga shenjat më ekspresive, sidomos në gusht s’do të ketë Binjak pa mundësi e shanse, një prurje të re në jetën e tyre.

5. Shigjetari

Pas Binjakëve me të cilin qëndron përballë, trenin e shpejtësisë mund ta përpunojnë, menaxhojnë dhe marrin në një moment tjetër. Do të jenë të penguar sepse nuk është momenti i filozofive të tyre, por i gjërave më të vogla, praktike që duhet të përballojnë e përshtaten. Shigjetarët do tas shijojnë verën, por sidomos gushtin me Afërditën dhe Mërkurin në Luan ku dashuritë, daljet, argëtimet do të jenë prezente, do të dashurohen me shikim të parë apo të dytë, do të jenë një nga shenjat që do të ndihen si fëmijë. Do të kenë në mendje dikë që i ka provokuar, ngacmuar ose që ka bërë diçka më shumë se ata dhe do të duan t’ua rrëmbejnë, por duhet ta shohin në fund të gushtit për një punë ose projekt të rëndësishëm.

4. Peshorja

Është një nga shenjat që e kërkon martesën, mund ta gjejë gjatë korrikut, të këndshme, të bukur sepse Afërdita dhe Mërkuri në Gaforre gjatë tij do t’i japë takimet e duhura dhe mund të bëhen martesa ose promovime shumë të bukura. Marsi në Dem tregon që do të kenë pak probleme me detyrimet që kanë pasur ndaj të tjerëve, çështje kredimarrjesh, huadhënie, huamarrje ku duhet ta nivelojnë mirë jetën e tyre sepse mund të krijojnë probleme. Kujdes me energjinë që shprehin. Peshoret meshkuj do të jenë më të suksesshmit në arritjen e qëllimeve të tyre erotike sepse Marsi në Dem është në një pozicion që i bën më shpirtërorë, më sulmues dhe të papërballueshëm, do të gjuajnë aty ku duhet, në momentin e duhur. Gushti do të jetë shumë i mirë, me përkrahje sepse Afërdita dhe Mërkuri në Luan janë aleatë shumë të mirë.

3. Ujori

Duhet të ishin në vendin e parë sepse me Jupiterin në Binjak janë shenja që do ta shijojnë më shumë këtë vit, në dashuri do të jenë më të kërkuarit, do të fejohen, lëvizin, argëtohen, festa, pra ata do të jenë pjesë në gjërat e bukura dhe lëvizjet e mëdha. Duhet të kenë kujdes marrëdhhëniet familjare deri në fund të korrikut dhe pasi të kalojnë pengesat e vogla e përgjegjësitë, gushti është perfekt për ta sepse Marsi kalon në Binjak dhe u jep intensitet të madh. Shumë Ujorë mund të mbesin shtatzënë, të planifikojnë fëmijë, fejesa, dashuri të shpejta. Afërdita dhe Mërkuri në Luan do të jenë përballë, por kjo do të thotë që kanë shanse për bashkëpunime të rëndësishme, aleanca me njerëz me potencë dhe anë ekonomike të ngritur, kanë fuqi të bëjnë gjërat të shkëlqejnë. Është një nga shenjat me fat dhe çdo gjë që kërkojnë e ëndërrojnë u bëhet realitet. Nuk do të jenë të stresuar sesi të jenë të parët në teknologji e promovim, do të shkrihen më shumë me jetën e përditshme.

2. Peshqit

Më në fund, shenja e ujit, detit, Poseidonit por Afërdita e Mërkuri në Gaforre do të thotë që do të mbyllin punë të mira gjatë korrikut, do të njihen shumë, do të bëjnë biznese lidhur me turizmin, kontakte të rëndësishme, rrugë detare, tregtare që mund të lidhen me ujin. Do të fillojnë të mirat materiale dhe do të kenë një ngritje shpirtërore sepse kanë qenë të rënë moralisht për shkak të Saturnit në shenjën e tyre që çfarëdo bëjnë, ai u fut në realitet, gjë që Peshqit duan t’i shmangen sepse janë shenjë artistike, kërkon filozofinë, të përkryerën, artin. I lodh rutina, prakticiteti, realiteti dhe i bën të mos jenë vetvetja. Janë shumë të lodhur, gati në fillimet e një krize nervore kështu që korriku i shpëton dhe gushti i jep disa të dhëna të mira ekonomike, shpirtërore ose i fut në një realitet dhe shpërblim shpirtëror.

1.Luani

Do të ndihen të shpërblyer sepse Jupiteri në Dem i lodhi disi, tashmë hyn në Binjak dhe i çliron, do të kenë udhëtime, kontakte, do të zbresin disa shkallë nga froni për të fuqizuar aleancat e tyre. Afërdita e Mërkuri do të jenë në shenjën e tyre në gusht, Dielli po ashtu dhe të gjithë këta bashkë do të bëjnë që jeta e Luanëve do të ndryshojnë. Jo të gjithë Luanët ndihen të lumtur, por kanë nevojë për shkëlqimin kështu që pavarësisht sesa do të arrijë t’i prekë lumturia, do të ndiejnë qoftë edhe shkëlqimin e përkohshëm. Korrikun e kanë më personal, do të duan të mendojnë, planifikojnë, menaxhojnë mirë të ardhruat ekonomike që të jenë krenarë për xhepin ose mundësitë e veta. Marsin në Dem gjatë korrikut duhet ta kenë kujdes sidomos në marrëdhënie me eprorë, shef të ri ose ndryshim në karrierë. S’duhet të jenë shumë antagonistë e nervozë në ambientin e punës sepse nuk i favorizon.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *