Wed. Nov 20th, 2024

Video/ “U morën me flokët”, Hysaj flet për herë të parë për komentet pas ndeshjes: Më vjen keq që njerëzit mendojnë që kam ardhur të kaloj ditën!

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ishte i ftuar në emisionin “Kampionët”, ku ka komentuar për herë të parë reagimin e furishëm në publik në lidhje me kokën e ulur në gjuajtjen e Nikolo Barelas në minutën e 16, me topin që më pas shkoi në rrjetë në ndeshjen Shqipëri-Itali.

Deklarata e tij:

Për mua kampionati ishte vërtetë i çuditshëm dhe shumë i bukur. Më vjen keq që e mbyllëm pa një fitore sepse e meritonim. Jam i kënaqur, çunat ishin të kënaqur. Na ra një grup shumë i fortë. Të gjithë kishim besim se mund të kalonin, se mund të ndodhte një mrekulli.

Si më ndodhi me mua, mund të ndodhi me dikë tjetër. Unë jam i qetë me të vërtetë. Në karrierën time kam kaluar momente të këqija dhe shumë të bukura. Unë kam arritur ngadalë çdo shkallë, jam lodhur për të arritur ku kam arritur dhe nuk besoj se një episod që mund të ndodhë… Kaloi përtej futbollit. Kritikat të gjithë i kemi pranuar. Doli jashtë futbollit. U ekzagjerua pak si shumë.

Unë direkt kam kthyer kokën, kur pashë që topi po hynte në rrjetë, direkt kam menduar se do të thonë njerëzit se ky u shmang. Po provoja që të ikja. Isha pak si i ulur, është një instinkt. Është një sekondë, është instinkt sepse pashë topin në moment të fundit dhe ula kokën. Nuk mundet që një episod i tillë që ndodh shumë shpesh në futboll…

Kanë kaluar tepër futbollit, janë marrë me flokët e mia dhe me paraqitjen time. Unë kam djalin 8 vjeç. Sikur një fëmijë i im të ishte në rrjetet sociale, nuk do të ishte bukur. Unë nuk e kam problem. Unë vij për shtetin tim këtu. Më vjen keq që njerëzit mendojnë se vij në Kombëtare për të kaluar ditën. Reagova për shkak të familjes. Ata janë të parët që më kanë mbështetur, babai im, djali dhe gruaja. E shikoja që kur flisja në telefon me prindërit e mi dhe më pyesin si je ti.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *