Aries
Duhet të kenë kujdes për disa ndryshime që mund të kenë tani. Do të ndikojnë shumë për mënyrën se si i përgjigjen kërkesës ose asaj çfarë duhet të bëjnë. Për anën shpirtërore ka ndikime të mira dhe të palidhurit kanë shanse fantastike. Një njohje e re që kthehet në lidhje serioze, sidomos në pjesën e dytë.
Taurus
Është një klimë e mirë në plan të parë por do të mendojnë shumë për të ndryshuar disa gjëra. Kanë disa problematika të vogla. Duhet të mendojnë dhe të veprojnë. Motoja për këtë muaj është ‘ecni avash’. Mundësi e mirë për ndryshimet dhe mendimet që do të merren. Kohë e përshtatshme për një firmosje kontrate. Janë në shpirt të fortë dhe nuk bien kollaj në grackë, është momenti më i mirë për të realizuar dashurinë.
Gemini
Përqendrohen te financat. Do t’ju vijë një ofertë pune. Do të ndryshojnë shumë gjëra në profesion. Edhe pse bëjnë një punë tjetër jo në profesion, janë një hap më lart në disa gtjëra që ndikojnë te binjakët. Ky muaj jep mundësi të mëdha. Në dashuri, janë pak fajtorë. Edhe pse nuk vendosin, vjen në një moment që do të vendosin me sy mbyllur.
The crab
Është muaji i Gaforres. Ka një ndikim nga hëna e re e datës 6, një ndikim i mirë në lidhje me punën. Periudhë dhe ndryshim i madh në fushën e ekonomisë. Mundësi e mirë për biznes, blerje apo investime. Gaforrja është në rolin më të mirë të saj. Disa pengesa që kanë pasur të palidhurit, do t’i realizojnë dhe do të kenë një ndryshim shumë të madh.
Leo
Muaji është intensiv dhe aktiv. Kërkon vëmendje dhe gatishmëri sepse gjëra të paparashikuara vijnë. Do të kenë lëvizje nga puna. Kanë një mundësi të mirë, për ata që janë në diasporë mund të ketë të bëjë me çështje dokumentacioni. Ata në Shqipëri, mund të bëjnë një biznes të tyre. Kanë mundësi për investim. Në dashuri, janë pak fajtorë sepse njohjet e reja, ose disa lidhje që kanë pasur, janë shkëputur nga ndërhyrjet e të tretëve. Kanë kuptuar gabimin që kanë bërë dhe do të bashkohen. Në disa gjëra duhet të kenë kujdes.
Virgo
Ekziston një ndjenjë nxitimi. Virgjëreshave iu them që të arrini kohën dhe do të keni suksesin më vonë. Fokusoheni vetëm tek një punë. Momenti më i mirë për 10 ditëshin e parë, kanë ndikime favorite. Koha më e mirë e mundshme për karrierën. Do të hedhin hapat dhe vendimet e duhura në karrierë. Kanë ndikime të mira në fushën e dashurisë. Një bashkim familjar.
Libra
Janë shpirti, vazhdimësia dhe korrektësia. Kanë një mundësi tani dhe kanë kohën për të zgjidhur problemet që kanë ligjore. Një blerje apo pasuri që iu është marrë pa të drejtë, do t’ju kthehet. Ndikime dhe favorizime do të kenë në 10 ditëshin e tretë. Lidhjet solide kanë ndikim të mirë. Pas datës 15, kanë ndikimin më të mundshëm për shkak të hënës së re. Edhe pse kanë pasur çështje problematike, gjithmonë drita fiton ndaj errësirës.
Scorpio
Kanë një moment të mirë për profesionin e tyre, sidomos për ata që kanë të bëjnë me mjekësinë. Kanë shumë gjëra dhe prpblematikaqë do t’i zgjidhin. Kanë kohën dhe momentin. Duhet të kenë kuujdes se çfarë firmosin sepse marrin barrën e rëndë për të tjerët. Lidhjet afagjata kanë mundësi në 15 ditët e fundit.
Sagittarius
Muaj aktiv dhe produktiv. Do të realizohet një kontratë dhe koha tregon se është me fat. Në dashuri, duket se disa gjëra të fshehta dalin në sipërfaqe dhe duan apo nuk duan do ta mbyllin këtë çështje. Kanë një ndikim shumë të mirë, do të avancojnë nga njohja në martesë.
Capricorn
Fitojnë një çështje të madhe që kanë, në fushën e drejtësisë. Kanë pasur probleme në fushën e punës. Zgjuarsia dhe maturia që iu përket, janë nga dora të ftohtë por nga zemra të djegin. Janë të fshehtë në dashuri. Ndryshimet janë pozitive. Në dashuri kanë mundësi për ata që janë beqarë. Do të dalin fitimtarë.
Aquarius
Kanë një mundësi në punë dhe karrierë. Do të kenë rritje rroge. Kanë të ardhura të dyta, me çështje pune që do të realizojnë. Kanë rritje të financave por të mos harxhojnë më shumë seç duhet. Ndikimet janë të mëdha dhe mund të përfitojnë në çështjet e tyre, sidomos në 10 ditëshin e tretë për ata për bashkim familjar.
Pisces
Kanë dhe fillojnë të kuptojnë marrëdhënie profesionale dhe personale. Janë të kujdesshëm në trajtimin e gjërave. Kanë mundësi për stabilizim financiar. Do të bëjnë marrëveshje afatgjatë pas datës 6. Është koha e artë. Në dashuri kanë mundësinë e zgjidhjeve dhe munnd të marrin mundësi të veçanta në punë. Koha më e mirë për fejesa e martesa.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi