Aktori Gentian Zenelaj u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin në një film të Luizit, ka qenë dashuria për teatrin, kontaktin me spektatorin dhe emocionin e pastër.
“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli.”
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ai shtoi se në kinematografi gjithmonë ka gjetur justifikime për t’i shmangur rolet, pasi nuk i ka shijuar.
“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, përfundoi Gentian Zenelaj.
- “Të ka ikur dora shtrembër nga fotoshopi”, ja si i përgjigjet Erjola Doçi ndjekëses
- E pyesin për Big Brother Vip, ja si përgjigjet Arbana Osmani
- Ja ku po i kalojnë pushimet Luizi dhe Kiara
- Egla Ceno e konfirmon: Kam nisur punë të re në “Top Channel”
- Ilnisa dhe Meritoni, sërish me pushime, ja destinacioni i tyre i radhës
- Xhensila Myrtezaj ndërpret koncertin, ja çfarë ndodhi