Poeti shqiptar Agim Doçi i cili pësoi një hemoragji cerebrale ditën e shtunë, ka ndërruar jetë!
Gjendja e tij shëndetësore nuk u përmirësua aspak dhe pse që prej asaj dite ishte në mbikqyrje të bluzave të bardha sakaq burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76 vjeçare.
Artistë të njohur shqiptarë si dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën autorit të mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, përmes postimeve në rrjete sociale.
Agim Doçi, 76-vjeç, është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.
- Liesa feston ditëlindjen, Kiara i bën urimin e veçantë
- Zbulohen qytetet ku do të bjerë shi pasdite
- Foto/ Ilnisa Agolli i kërkon Meriton Mjekiqit një bebe
- Moti/ Ja ku do të bjerë shi sot
- 3 shenjat e Horoskopit që falin dhe vazhdojnë jetën e tyre
- Foto/ Babai i tij feston ditëlindjen, ja si e uron Butrint Imeri