Fri. Nov 22nd, 2024

“Më bëri përshtypje talenti”, Arbana dhe Eduarti tregojnë historinë e lidhjes së tyre: Kisha parë shumë vajza, por jo atë

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë folur për herë të parë për njohjen e tyre, teksa ishin të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”, she said.

Edi e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme.

“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”, tha Eduarti.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *