Thu. Aug 29th, 2024

Florian Agalliu arriti të dilte i dyti në garën e “Ferma VIP” dhe të fitonte simpatinë e publikut shqiptar.

Teksa ishte i ftuar në “Vizionin e Pasdites”, ai ka treguar për eksperiencën e tij në Fermë, teksa tregoi se sinqeriteti ishte ajo që e penalizoi.

“Ambientimi me atmosferën aty brenda ishte shumë i vështirë. Kisha mall për familjen, nuk u ambientova dot përnjëherë. Nuk afrohem dot me njerëzit me të cilët nuk i njoh dhe te socializohem përnjëherë. Kur ka kaluar java e parë ose e dytë kam filluar ta shijojë pak spektaklin. Fillova të zhbiriloj këto truqet e produksionit, kur zgjoheshin njerëzit, kur binte gongu. Ka qenë e vështirë për të kuptuar se cila gjë kishte më shumë rëndësi brenda Fermës, ku duhet të fokusohesha. Te punët, te marrëdhëmniet me njerëzit, të rrjetet sociale. Nuk po e kuptoja si po funksiononte. Unë ende nuk e kam kuptuar se cila ishte pika e skusesit. Unë u fokusova te punët, duke qenë se jam njeri shumë skrupuloz kur marrë përsipër një punë. Mendoj që kjo ka qenë kurba ime”, u shpreh Flori.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *