Aktorja e njohur franceze, Anouk Hame është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare.
Ajo konsiderohet si një nga aktoret më të rëndësishme të skenës franceze dhe ndërkombëtare. Bukuria, talenti dhe sharmi i saj i pakrahasueshëm magjepsën audiencën për dekada me rradhë, duke i dhënë asaj një vend në historinë e filmit.
E lindur në Paris më 27 prill 1932 si Nicole Françoise Florence Dreyfus, ajo filloi aktrimin në moshën 14-vjeçare dhe mori pjesë në më shumë se 70 filma, duke lënë gjurmë në botën e kinemasë.
Annook Eme arriti të bëhej e njohur ndërkombëtarisht përmes bashkëpunimeve të saj me regjisorë të rëndësishëm. Ajo u bë e famshme për interpretimin e saj në “La Dolce Vita” të Federico Fellini-t në vitin 1960, si dhe në filmin ikonik të “Claude Lelouch Un Homme et une Femme” (Një burrë dhe një grua) në 1966, për të cilin fitoi “Golden Globe” dhe u nominua për çmimin “Oscar”.
Emme punoi me regjisorë të mëdhenj si Federico Fellini dhe Claude Lelouch, ndërsa u nderua me shumë çmime, si “Golden Globe” dhe “BAFTA Award”. Në vitin 2002, ajo u nderua me Ariun e Artë të Nderit në Festivalin e Filmit në Berlin për arritjet e saj.
- Shi dhe rrufe, ja çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri sonte
- Merr fund martesa e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos?
- “Një personazh pokeri”, 3 shenjat e Horoskopit që gënjejnë vetëm kur duhet
- Video/ U largua nga “Shqipëria Live”, ja ku do ta shohim Erjona Rusin
- Chiara Ferragni dhe Fedez takohen për divorcin, ja kush do i mbajë fëmijët
- Kush janë disa nga personazhet që përflitet se do të futen në BBV4