Vetëm pak ditë më parë, nëpërmjet një interviste që këngëtari i mirënjohur Mozzik zhvilloi, foli për herë të parë për lidhjen e tij me Lotina Hazirin.
Ai u shpreh se romanca me partneren e tij të re është gjëja më e bukur që i ka ndodhur por nuk e ka lënë me kaq. Në një intervistë tjetër ai ka treguar pak më tepër detaje nga lidhja e tyre teksa është rrëfyer që ka qenë vet rap-artisti që i ka shkruajtur i pari asaj. Por, jeta i përballi së fundmi në rrethana të tjera.
“Nuk ka qenë rastësi. E di si? Është temë shumë e shkurtër që përmbyllet shumë qartë dhe fundja besoj që e përmbyll, e përforcon çfarë fola unë. Ajo ndjesia që jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur dhe sado që t’i japësh anë kësaj teme, në atë kuptimin. Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh. Prej kohësh i kam shkruar, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë.”, tha Mozzik.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi