...
Sun. Aug 18th, 2024

Këngëtari i njohur, Justin Timberlake është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme, pasi ka përfunduar në dyert e burgut. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja.

Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e së martës në Long Island. Ylli i muzikës pop po përballet me akuza lidhur me DUI (drejtimin e makinës nën ndikim) dhe pritet të dalë në gjyq.

Rrethanat e arrestimit të Timberlake nuk janë bërë ende me dije. 43-vjeçari, do të jetë në një turne global në mbështetje të albumit të tij të gjashtë “Everything I think It Was” në qershor.

Nga Tennessee dhe anëtar i grupit ‘NSYNC’ është një nga artistët muzikorë më të kërkuar në botë.

Source: ABC News

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

#!trpst#trp-gettext data-trpgettextoriginal=355#!trpen#Seraphinite Accelerator#!trpst#/trp-gettext#!trpen##!trpst#trp-gettext data-trpgettextoriginal=356#!trpen#Optimized by #!trpst#trp-gettext data-trpgettextoriginal=355#!trpen#Seraphinite Accelerator#!trpst#/trp-gettext#!trpen##!trpst#/trp-gettext#!trpen#
#!trpst#trp-gettext data-trpgettextoriginal=357#!trpen#Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.#!trpst#/trp-gettext#!trpen#