Reperi Mozzik ka qenë i ftuar në poscastin e Burim Pacollit së fundmi, ku ka folur për jetën e tij profesionale dhe atë personale.
Në një pjesë të intervistës ai u ndal te raporti me Noizyn.
"Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm. Për fshirjen e këngës nuk di gjë. Aq sa di ti di dhe unë. Krijohet një raport vetëm prej njërës palë. Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj. Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim. Mund të më gjejë në Instagram.
Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë. Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë. Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Story e mos të di asgjë. Dhe akoma s’di.”, ka thënë Mozzik.
- VIDEO/ Konkurrentja e “Përputhen” gjuan me këpucë njërin nga djemtë
- Shenjat e horoskopit që janë të fiksuara për shopping
- Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
- “Ndodhi një shkëndijë shumë e fortë”, Olta Gixhari tregon për herë të parë propozimin e Dorit
- Arian Çani flet për puthjet në studio me të ftuarat: Gruaja ime kënaqej…
- “E premtja premton shumë”, Horoskopi i datës 22 Nëntor