Blendi Salaj ka deklaruar mëngjesin e sotëm se dëshiron të ketë një fëmijë të tretë.
Teksa mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” po komentonin lajmin që Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë, ai zbuloi se së bashku me bashkëshorten po e ‘mendojnë seriozisht që të birësojnë një fëmijë’.
“Unë i kam dy kalamaj dhe me thënë të drejtën janë pak të lodhshëm kalajmjt, po kur i rrit pastaj i vë përpara. Po qejfi, qejfi nëse mund të shprehem kështu na e ka për një të tretë. Po a t’a bëjmë vetë apo t’a birësojmë… Po e mendojmë. Jam duke e manifestuar tani, se nëse e nxjerrim nga shtëpia bëhet më realitet. Mendoj se ka fëmijë që kanë shumë nevojë atje, e pse jo të mos ju bësh një shtëpi, një familje. Pastaj dilema është djalë apo vajzë. Po e mendojmë seriozisht. Mund të bësh mirë ashtu”, tha gazetari i njohur.
- Foto/ Ndahet nga jeta këngëtarja shqiptare
- “Të ka ikur dora shtrembër nga fotoshopi”, ja si i përgjigjet Erjola Doçi ndjekëses
- E pyesin për Big Brother Vip, ja si përgjigjet Arbana Osmani
- Ja ku po i kalojnë pushimet Luizi dhe Kiara
- Egla Ceno e konfirmon: Kam nisur punë të re në “Top Channel”
- Ilnisa dhe Meritoni, sërish me pushime, ja destinacioni i tyre i radhës