Shkrimtarja Rita Petro, e ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty”, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka.
Përgjatë intervistës që ka zhvilluar, ajo ka treguar rastin e ngacmimit në fillimet e karrierës së saj.
“Ti përpara se të jesh dhe të shkruash poezi të mira, ti je një vajzë e re, e bukur, e lirë dhe fillon menjëherë provokimin. Ty të vendosen dy rrugë, jo vetëm në lidhje me botimin e poezive por edhe gjëra të tjera ose do të pranosh që unë të të prek me dorë ose nuk do të të botohen poezitë. Se çfarë do të zgjedhësh. Gjithmonë ndodh edhe sot ka ndodhur dhe atëherë megjithëse quhej se ishte koha që këto gjëra nuk ndodhnin në vitet e diktaturës. Përkundrazi ishin shumë më të fshehura dhe më të sofistikuara, por kanë ndodhur. Unë do të thosha për të gjitha vajzat dhe gratë që mos të bien pre dhe të mos e fitojnë asnjëherë një gjë duke toleruar dikë vetëm sepse ka rrobën e pushtetit. Sepse gjërat më të bukura janë kur ti i fiton vetë. Për vështirësitë duhet të jesh e përgatitur sepse janë më të mëdha por kur ti i fiton vetë disa gjëra, autoriteti, kënaqësia që ti fiton dhe mënyra se si të shohin të tjerët nuk ka gjë më të mrekullueshme dhe më të çmuar”, ka thënë Rita.
- VIDEO/ Albani feston ditëlindjen, Çiljeta i bën urimin special
- VIDEO/ Luiz Ejlli ironizon Olta Gixharin, tregon çfarë bën “kur e rreh” Kiara: Për dy minuta jam në shtëpi…
- VIDEO/ Kiara Tito ua mbyll gojën të gjithëve që bëjnë thashetheme për Luizin
- VIDEO/ Rezart Veleshnja ironizon Olsa Muhametin: E ke bërë Big-un si Përputhen, s’ka gjë sa t’ia marrësh dorën
- VIDEO/ Kiara Tito tregon pse nuk jetojnë në shtëpinë e re
- VIDEO/ “U shokova”, Ronaldo Sharka: Jam në ditët e mia të ciklit menstrual