Helena Kadare ka qenë e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, ku foli për shumë aspekte të jetës së saj.
E pyetur nga Alketa Vejsiu, se cilat janë gjërat më të rëndësishme për të lidhur me marrëdhëniet njerëzore, Helena u përgjigj:
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme në jetën e njeriut është dashuria. Pa dashurinë nuk bëhet asgjë. Dashuria është motori i gjithçkaje. Kjo fillon që në Bibël, që thotë mund të kesh shumë gjëra, mund të jesh shumë i pasur, mund të jesh shumë i fuqishëm, por pa dashuri nuk bën dot asnjë gjë. Më përpara ka patur shumë më afrim dhe më shumë dashuri mes njerëzve. Ne rrinim shumë afër njëri-tjetrit dhe dashuria ishte shumë më e madhe, tani është pakësuar. Mbajeni dashurinë është gjëja më e vyer më e çmuar në jetë. Dhe e dyta lumturia që të jep miqësia e vërtetë. është vërtet një mrekulli. Të kesh një mik të vërtetë, të cilit mund t’i thuash gjithçka pa doreza, që nuk ke droje, je i tëri i tij pa u detyruar të bësh diplomaci. Nëse gjeni mikun ose mikeshën e vërtetë, tek e cila besoni. Besimi është një gjë e jashtëzakonshme. Kur beson te dikush.”
- Bora Zemani dhe Heidi Baci, nesër përballë njëra-tjetrës në një program
- FOTO/ Të dielën në Portokalli, por ja ku do ta shohim nesër Kiara Titon
- VIDEO/ Kiara Tito publikon pamje nga provat në “Portokalli”
- Bashkëshorti reagon për aksidentin e Genta Ismajlit
- VIDEO/ Sara dhe Bardhi zbulojnë emrin e vajzës dhe kuptimin e tij
- E pabesueshme! Motër e vëlla në kërkim të dashurisë në “Përputhen”