Aktori Romeo Veshaj ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pas përfundimit BBV3.
Në një video mesazh në Instagram ai shpreh falenderim për gjithë mbështetësit të cilët e votuan, teksa shtoi se ata janë fitorja e madhe e tij.
“Përshëndetje si jeni. Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë, e kuptoni, për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot, m’u desh pak kohë që të merrja veten me thënë të drejtën, por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj edhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falënderoj nga zemra, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për gjithë mbështetjen që keni bërë këto 4 muaj e gjysmë për mua. Për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falënderoj shumë dhe ju puth. Do gjej një formë si t’ju puth të gjithëve. Faleminderit. Love u”, shprehet Romeo.
- Liesa feston ditëlindjen, Kiara i bën urimin e veçantë
- Zbulohen qytetet ku do të bjerë shi pasdite
- Foto/ Ilnisa Agolli i kërkon Meriton Mjekiqit një bebe
- Moti/ Ja ku do të bjerë shi sot
- 3 shenjat e Horoskopit që falin dhe vazhdojnë jetën e tyre
- Foto/ Babai i tij feston ditëlindjen, ja si e uron Butrint Imeri