Fri. Nov 22nd, 2024

Julian Deda flet pas fitores së Eglës: Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur!

Në një prononcim pas finales, aktori Julian Deda u shpreh se ai fitoi përballë Egla Cenos pak javë më parë në një televotim sëbashku, por diferenca ishte shumë e vogël.

Sipas tij, Egla ka rikuperuar shumë dhe në fund e ka merituar fitoren. Ai theksoi se e shijoi pa fund këtë eksperiencë.

“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë. Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli për Top Albania Radio.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *