Fri. Oct 4th, 2024

Video/ “Romeo ka patur nevojë për Heidin”, Neda Ballku ua plas në emision, ja si reagon Bora Zemani

Neda Balluku ka qenë e ftuar në “Cherry on top”, emision i cili drejtohet nga Bora Zemani, e cila është partnerja e Donald Veshajt, vëllait të Romeo Veshajt.

Neda është mbështetëse e Heidi Bacit në këtë edicion të përbashkët dhe ajo tha se: “Heidi ka qenë një personazh që nuk ka pasur fare nevojën e mbështetjes së partnerit të saj, duke qenë se ka qenë shumë më e sulmuar se partneri i saj. Mbase unë mendoj ndonjëherë që ka qenë partneri që ka patur nevojë për mbështetjen e Heidit në shumë situata që Romeo zgjodhi të kafshojë gjuhën, por nuk duhej të kafshonte gjuhën, por të përballej. Heidi meriton ta fitojë për atë që ka përfaqësuar ndryshe nga çdo koleg i saj në atë shtëpi. Nuk e ka humbur profilin e saj të qytetarisë, të një edukate shumë më të posaçme nga shumë goca që kemi parë në këtë edicion. E them me keqardhje, por në sytë e mi është fakt. Heidi është një gocë që nuk është kapur një asnjë moment tek marrëdhënia e saj. Çdo betejë e ka nisur dhe e ka fituar vetë. Heidi është finaliste dhe rrezikon që podiumin e vetë të dyshes finale ta ndajë me të dashurin. Dhe këtë e ka arritur vetëm Heidi Baci.”

Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Bora Zemanit dhe për këtë foli shumë gjuha e trupit.

Shikoni videon në minutën 31:

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *