Fri. Nov 22nd, 2024

Juli e ironizoi, Monika Lubonja e mbron: Do fitojë, është mbret, e ka të shkruar në ballë

Banorët e Big Brother VIP 3 para disa ditësh kanë lexuar disa tituj lajmesh brenda shtëpisë.

Egla lexoi një titull ku thuhej se Monika Lubonja nuk ka dashur ta komentojë lojën e saj.

“Monika Lubonja tregon pse refuzon të komentojë Eglën në BBV3”, shkruhej në titull.

“Shumë mirë ka bërë. S’do kishte thënë ndonjë gjë të zgjuar”, tha Juli.

Shikoni videon minuta 25:

Por aktorja e ka mbështetur lojën e tij dhe këtë e deklaroi në emisionin “Cherry on top”.

“Mbështes lojën e Julit, sepse qëkur u fut, një aktor kur hedh këmbën e parë publikun e mbërthen. Ai është një djalë shumë i zgjuar me emocione që ka ditur t’i mbajë dhe jo t’i ekzagjërojë. Intuitiv shumë. Një person që është futur që në fillim, që ky do fitojë dhe atë e kishte të shkruar në ballë. Janë nga ata mbretërit që e kanë kurorën sa hapet dera”, tha Monika.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *