Fri. Nov 22nd, 2024

Video/ Françeska bën deklaratën e fortë: Babai i Heidit e ka shok Julin, i ka kërkuar ta mbrojë

Modelja Françeska Murati ka treguar se Julian Deda është shok me babain e Heidi Baçit jashtë shtëpisë, sepse te dy janë shkodran.

Gjatë një bisede me aktorin, konkurrentja i tha këtij të fundit se para që të hynte në “BBV”, babai i banores dhe Juli janë takuar, ndërsa aktori i ka dhënë fjalën Gentit që do të kujdeset për Heidin.

Sipas Françeskës kjo është arsyeja që Juli e ka mbrojtur Heidin që ditën e parë.

BISEDA:

Françeska: Ti e ke shok babain e Heidit!

Juli: Jo nuk e njoh fare! Po mir e kam shok, çfarë problemi ka?

Françeska: Prandaj e mbron ti Heidin se i ke dhënë fjalën babait të saj para se të futesh në këtë shtëpi që ti do të kujdesesh për Heidin

Juli: A e thua seriozisht këtë apo po tallesh?

Françeska: Po seriozisht.

Juli: Uaaa

Françeska: Jo me mua Juli se unë i zbuloj të gjitha gjërat. Ti e ke shok babain e Heidit. Te dy jeni shkodran dhe ti kur e more vesh që Heidi do u fuste në “Big Brother” keni kontaktuar me njëri-tjetrin

Juli: Me kë moj?!

Françeska: Ai të ka thënë ty kujdes vajzën dhe ti ke thënë patjetër. Prandaj ti e mban afër atë vajzë që ditën e parë

Juli: Me kë kam kontaktuar?

Franceska: Juli të kam zbuluar

Heidi: Është akoma ajo teoria që Juli njeh babain tim?

Françeska: Po, pranoje Heidi

Heidi: Tani Jul ta themi se…

Juli: Jo prit edhe pak ta zbulojë

Heidi: Po njihemi

Françeska: A e sheh se ju zbulova

Juli: Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën

Heidi: Ti ke ngrënë dreka e darka te shtëpia ime në Itali

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *