Fri. Aug 30th, 2024

Heidi Baci dhe Graciano Tagani kanë debatuar gjatë Prime, pasi ky i fundit e ofendoi banoren e BBV3.

Debati:

Heidi: Kam bërë gabim… E kuptoj që nuk qeshet me ndjesitë e tjetrit dhe nuk e bëra. Më ndodhi si situata me Lisin, kujtova atë dhe kur filloj nuk ndaloj më, dhe ishte dhe sikleti aty. Është defekti im i madh, më ndodh dhe si tani po më vjen. Unë kërkova dhe ndjesë. Graciano ndoshta ka parë arogancë tek unë prandaj nuk iu duk e sinqertë ndjesa ime. Sjellja e tij ka nisur para ca ditesh, më ka thënë do ‘të të vi nga mbrapa’, etj. E kuptoj pse e bëri të gjithë këtë gjënë.

Graciano: E para, do kërkoj ndjesë për reagimet e mija, ndjesë publikut për ato fjalë të përdorura,dhe për reagimin, por jo për komentin. Është shumë zor që unë të arrij në këtë pikë, por më është bërë, presion, bullizëm në këtë shtëpi, duke nisur nga Heidi. Unë po jepja shpirtin në atë letër, sado mediokre të ishte, po tregoja ndjenjat e mija. Do e zgjasja dhe me Meritonin por kur u ktheva, pashë që ai më kërkoi falje, teksa Heidi e kërkoi sa për sye faqe. Unë kam pasur shumë njerëzi si Heidi që më kanë bullizuar, masakruar në jetën time, por i falenderoj se më kanë bërë të fortë. Unë kam qenë gati ta godas Heidin kam pasur gurin në dorë por se kam bërë. E vlerësoja sepse ishte njerëz i drejtë. Por kur shoh skuthllëqe, pabesi, padrejtësi reagoj. Ajo më ka përmendur njeriun tim të shtrenjtë kur tha ‘ik bëj be prapë’. Unë jam njeri pa frikë, jam vetëm këtu. Unë nuk kamuflohem, kam nerva, shpërthej, as nuk vrava njeri, as nuk preva. Ndodh shumë rrallë por ndodhi. Nuk tërhiqem nga kontenti, nga fjalët e përzgjedhura po. Heidi është kamuflatore, është mashtruese, përdor dashurinë për të ndenjur në këtë shtëpi. Ka dalë kush ëhstëme pak veta. Unëdhe një fjali që flas më thotë ‘hë fole dhe ti, u bëre ti’.

Heidi: Graciano është thjesht një person që e do shumë këtë lojë dhe do të ekzistojë me çdo kusht këtu, siç thotë dhe vetë. Nuk ekzistoj kështu. Kjo është shumë e ulët si e bën siç ishte dhe situata me Erjolën. Nga këto gjërat agravoi vetë.

Romeo: Çfarë lidhje ka letra që e solle situatën deri këtu. Ti përdor njerëzit për lojë.

Graciano: Më ka shkelur syrin kur të puth ty. Më vjen keq që ndihesh në siklet në shumë situata me Heidin.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *