Ish-konkurrentja e BBV3, Dea Vieri ka bërë një deklaratë të fortë te “E Diell”. Ajo foli për lidhjen e Donald Veshajt me Bora Zemanin.
Sipas blogeres ndarja e dyshes para se aktori të futej në “BBV”, puthja e çiftit në shtëpi dhe tradhtia e Donaldit me Beatrix Ramosaj në këtë reality show ishte e gjitha e sajuar nga dyshja për famë.
“Një çift që mua nuk ma ndryshon njeri mendjen, por që mendoj që janë ndarë dhe bashkuar përsëri për famë janë Donaldi me Bora Zemanin. Ata atë ndarjen e kanë pasur thjeshtë sa për lajm, edhe atë ndarjen e bashkimin, atë puthjen dhe ndarjen prapë. Unë mendoj që ndarja para Big Brother është bërë për famë. Ai bashkimi aty ka qenë i bukur dhe ndarja pastaj lidhjen e tij me Trixen e gjitha ka qenë e sajuar për famë, përderisa ata tani janë bashkë”, tha Dea.
- Këto shenja do t’i mbushin xhepat plot në Tetor
- Aplikimet për Lotarinë Amerikane fillojnë sot, linkun e gjeni këtu
- FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i njohur
- VIDEO/ “Kiara më mori moderimin e “Portokalli””, Cubi: Ja thashë dikujt por s’ma dëgjoi…
- VIDEO/ “Njerëz dhe Fate 2” është gati, ja kur do ta shikojmë
- “Disa partneritete mund të përfundojnë në mënyrë të turpshme”, si ndikon Eklipsi i Diellit te shenjat e Horoskopit