Në konferencën për media, që u mbajt në Prishtinë teksa njoftoi marrëveshjen e tij me pijen energjike “Golden Eagle”, Luiz Ejlli tha edhe disa fjalë për ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe bashkëshortes, Kiara Tito.
“Do ju shaj gjithë jetën që s’më keni thënë më parë të bëhem me fëmijë sepse s’paska gjë më të lumtur dhe më të bukur. Jetën e shikoj më ndryshe. Kur deri dje thonim “mbaroi jeta”, u martova u bëra me fëmijë, atëherë fillonka… Momenti i lindjes erdhi papritur. Sipas llogarive të mjekëve ajo e kishte për të lindur rreth datës 7-9 maj. Erdhi më 30 prill. Dihet sepse është vajza ime dhe është e paparashikueshme. Unë tani kam filluar ta dua nënën time më fort, sepse kur e shikoj çfarë paska vuajtur me ne.. Zoti më ka bekuar me vajzë, gëzim më të madh s’paska…Edhe në letër t’i kisha shkruajtur të gjitha, t’ja kërkoja të madhit Zot, dua këtë dua atë, m’i dha të gjitha. Puna është se është më vështirë t’i mbash, se për t’i bërë ndoshta i bën dhe i arrin gjithkush. Kjo është lufta!”, said Luizi.
- VIDEO/ Arbana Osmani shpërthen në lot
- Aktori Mehdi Malkaj shtrohet me urgjencë në QSUT
- 3 shenjat e Horoskopit që kanë reputacionin më të keq
- “I kam pasur kompleks”, Erion Isai flet për operacionet plastike
- Kjo është shenja më joshëse e Horoskopit
- Video/ Gazetari i njohur i propozon të dashurës në koncertin e Aurela Gaçes