Fri. Sep 20th, 2024

Video/ Efi Dhedhes, me emisionin e saj në Top Channel: Do ketë garë dhe një fitues!

Efi Dhedhes, e ftuar në “Cherry on Top” ka treguar se shumë shpejt do të vijë në Top Channel me një emision të sajin.

Ajo tregoi se në këtë emision janë shkrirë dy pasionet e saj, ai për tatuazhe dhe ekrani.

“Është bashkuar dashuria që kam për tatuazhet dhe dashuria ime për ekranin. Është një kompeticion që do vijnë tatuator të ndryshëm dhe do tregojnë talentin e tyre. Mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të tregojnë veten. Do të ketë garë mes tyre dhe do të ketë një fitues. Nuk e kemi ende një datë, por do të jetë shumë shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë që të isha pjesë e ekranit, por kur isha në “Përputhen” më vinin shumë komente që më thonin se donin të më shikonin në ekran. Atëherë filloi duke më ardhur dëshira. Në momentin që u futa në Big Brother, qëllimi ishte i qartë. Për biznesin që kam hapur kam sakrifikuar shumë, dhe kam investuar gjithë ato që kam fituar”, u shpreh ajo.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *